Tabaku: Universiteti publik, si mall tek tregu çam
Jorida Tabaku ka reaguar ashpër në Kuvend lidhur me Ligjin për Arsimin e Lartë.
Tabaku u shpreh se universiteti publik është kthyer si mall tek tregu çam.
“Po kalojmë sot një projektligj që po has vështirësi. Ky projektligj e gjunjëzon interesin e studentëve. Nuk sollëm në kuvend asnjë ligj i cili është antikushtetues në çdo nen. Ai në thelb vazhdon të jetë klientelist. Bitisja e tij që një shpërfytyrim i autonomisë universitare. Po na dëshmoni thënien; të gjithë pushtet kryeministrit. Përmes bordeve famëkeqe, kjo qeveri do vendos të marr lirinë akademike. Ky ligj gjymton në të gjitha mënyrat universitetit. Ky nuk është liberalizëm, por klientelizëm. A na siguron kush se universitetet Publike do kenë mundësi të ofrojnë shërbim e cilësi pa detyruar të rriten tarifat. Qeveria ka sjell me pabesi këtë ligj, është një shkelej e barazisë qytetare. Ky është një ligj që penalizon studentët dhe trajton arsimin publik si mall te tregu Çam.”, tha Tabaku.
Ministrja Nikolla në replikë i kërkoi deputetes së PD-së të përmendë emrat e klientelistëve dhe oligarkëve.
Nikolla: Ndahem nga ju personalisht, që ta kuptoni është një gjë fare e thjeshtë hajde këtu dhe përfaqëso brezin e ri. Por ju gënjyet fund e krye, thatë të pavërteta të mëdha. Që të më sfidoni ju lutem tregoni kush janë klientelistët, oligarkët dhe etiketimet e tjera. Tregoji dhe më mund. Kush është Arjan Gjoncaj, Dhurata Bozdo Ervin Demo? Nuk di kush janë klientelistët nga këta?…Ju nuk folët aspak për ligjin, as që e keni lexuar atë…Kujdes me të vërtetën, aty ndahemi vite dritë me njëra-tjetrën.
Tabaku: Nuk dua replikë me ministren, por dua t’i them se ju referove nenit 213, për kredinë studentore zonja ministre. Thashe që nuk është i detajuar, nuk gënjeva. Ndërsa klientela është ajo që përmendet ju, herën e kaluar këtu në Kuvend, meqenëse i dini dhe i mbroni vazhdojini mbrojini.
Nikolla: Ju shihni si klientelë UET, unë e shoh si institucion që e kam kontrolluar, ka zero doktoratura me ardhjen e qeverisë Rama.
KOHA JONË SONDAZH

