Tabaku: Vetëm 30% e studentëve u rregjistruan në universitete publike

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku deklaroi sot se vetëm 30% e studentëve shkojnë në universitetet publike, ndërsa pjesa tjetër endet rrugëve në pritje.

Në një postim në Facebook, deputetja e PD-së, Tabaku shprehet se: “Fatkeqesisht, sot për herë të parë universitetet publike hapin derën vetëm për 30 % të studentëve, ndërsa pjesa tjetër e tyre enden akoma rrugëve në shprese se mos ndoshta do te kenë mundësinë për arsimim”.

Sipas, Tabakut reforma në arsim këtë vit solli pasojat me negative për universitetet publike, ku në 50 ditë u regjistruan vetem 30% e studentëve, ndërkohë që pjesë e madhe me rezultate të mira u regjistruan në universitetet private jo për shkak të zgjedhjes së tyre, por sepse qeveria vendosi të zgjedhë në emrin e tyre, e më pas i detyroi të regjistroheshin”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?