Tafaj: Për 3 vjet rrogat në arsim nuk u rritën. Rama po ua rrit për t’u marrë votat

Deklaratat e kryeministrit Edi Rama i cili u tha mësuesve sot se, për herë të parë në 25 vjet, do të rriten pagat e tyre me 10%, kanë shkaktuar reagimin e ish-ministrit të Arsimit Myqerem Tafaj.

Deputeti demokrat teksa i cilëson si të pavërteta deklaratat e Ramës, thekson se gjatë këtyre tre viteve pagat e në arsim nuk janë rritur me asnjë qindarkë, dhe sipas tij, rritja e pagave nga qeveria është “e detyruar” nga fushata zgjedhore për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Deklarata e ish-ministrit Myqerem Tafaj

Swiss Digital Desktop Reklama

Rama u tha mësuesve sot se, për herë të parë në 25 vjet, do të rriten pagat e tyre me 10%!

Swiss Digital Mobile Reklama

Kjo është e pavërtetë. Për tre vjet të qeverisjes Rama pagat në arsim nuk u rritën asnjë qindarkë. Përkundrazi, vetëm për shkak të inflacionit, ato kanë rënë 5.8%, pa llogaritur efektet e tjera negative të taksës progresive, etj. Tani që filloi viti elektoral Qeveria u kujtua të rrisë pagat në arsim me 10%, Por kjo rritje nuk arrin as të mbuloj indeksimin e inflacionit në 4 vite të kësaj qeverie.

Pagat e edukatoreve dhe të mësuesve janë rritur, ne vitin 2013, nga 2,1 deri në 2,4 herë sipas shkallëve të kategorive, krahasuar me 2005-ën. Janë rritur 125 deri 147 % pagat e punonjësve të arsimit parauniversitar në krahasim me vitin 2005. Paga mesatare mujore për punonjësit e arsimit parauniversitar nga 23.665 lekë – paga bruto (19.000 lekë paga neto) në vitin 2005, arriti në 54.000 lekë – paga bruto (42.560 paga neto) në vitin 2013.

Paga mesatare ne arsimin parauniversitar (parashkollor, arsimi nëntëvjecar dhe atë të mesëm) është rritur ne vitin 2013 me 126% krahasuar me 2005.

Në vitin 2013, pagat e personelit akademik në universitetet publike u rritën me 25 deri 69 % në krahasim me v. 2005. Paga mesatare mujore për personelin akademik nga 59.700 lekë- paga bruto (50.000 paga neto) në vitin 2005, arriti në 93.000 lekë – paga bruto (74.700 lekë – paga neto), në vitin 2013. Paga mesatare mujore (bruto) e stafit akademik në institucionet e arsimit të lartë publik është rritur me 56% krahasuar me 2005. Në këtë rritje nuk është përfshirë pagesa për orët suplementare, pra mbi normën mësimore.

tabele

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?