Tahiri-Berishës: Burracak, më shiko në sy kur të flas. Badigardi i Zenit gjuante njerëzit me armë për një tavëll duhani

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, iu është përgjigjur akuzave të Sali Berishës në Kuvend.

Ai ka thënë se Berisha vetëm shpif, me shpresën se diçka do të mbetet.

Tahiri tha se “policia sot është shumë larg modelit të atij polici që ecte në rrugë si tarzani, rrihte gazetarin, apo si modeli i truprojës së çunit të Sali Berishës që qëlloi me armë se nuk i ndërruan tavllën e duhanit".

Është një nga sfidat tona të para të mëdha për t’u ndarë nga vreri shtazarak, këtu në foltoren e parlamentit.

Në 23 qershor votat i dhanë besimin mazhorancës, i hapën rrugën ndarjes nga modeli i vrerit që dredhet pa pikë përgjegjësie në foltoren e Kuvendit.

Qetësohu, bëj durim.

E kuptoj se ke hallin e ditëve të zeza që po përjeton.

Ulu dhe dëgjo, se kam kurajo të të shoh në sy, nuk jam burracak si puna jote.

Në kohën tuaj, vrisnin në emër të pushtetit pa dhënë llogari para drejtësisë.

Qytetarët votuan në 23 qershor për modelin e qeveritarit që shërben me modesti dhe korrektesë. Në këto 18 muaj ka provuar se këto 1 milion vota kanë qenë me të vërtetë 1 milion shuplaka për ju.

Jemi shumë larg modelit të atij polici që ecte në rrugë si Tarzani, rrihte gazetarin, apo si modeli i truprojës së çunit të Sali Berishës që qëlloi me armë se nuk i ndërruan tavllën e duhanit.

Prokuroria nuk e thirri djalin që të jepte qoftë edhe një shpjegim.

Ky ishte modeli që zgjodhët ju”, tha Tahiri gjatë fjalës së tij./

SHKARKO APP