Tahiri me komisionerin e BE: Gati të bëjmë detyrën tonë për emigrantët

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri priti sot Komisionerin për Çështjet e Brendshme dhe Migracionin Dimitris Avramopoulos.

Në fund të takimit, zyrtarët patën një konferencë të përbashkët për media:

Ministri Tahiri: Afirmuam të ardhmen europiane të Shqipërisë. Patëm një shkëmbim pikëpamjesh për reformat, që tregojnë hapa të matur dhe shtetformues, në mënyrë të veçantë kundër krimit të organizuar, drogës dhe krijimit të një mjedisi më të sigurt.

Swiss Digital Desktop Reklama

Patëm mundësi të shkëmbenim ide për bashkëpunime më të gjera, për ta bërë rajonin më të sigurt dhe krijimit të marrëdhënieve më të ngushta, që në luftën kundër drogës, korrupsionit, dhe në mënyrë të veçantë kundër terrorizmit të kemi rezultate solide.

Swiss Digital Mobile Reklama

Diskutuam për fluksin e migrantëve, e cila është një emergjencë humanitare. Shqipëria është e gatshme të bëjë detyrat, të mbajë përgjegjësitë e veta, në kuadër të një plani europian. Jemi të gatshëm të kontribuojmë krah vendeve të BE, pasi asnjë vend nuk ja ka dalë i vetëm. Ndamë bindjen që duhet më shumë koordinim mes nesh, nga shkëmbimi i informacionit, deri te pasja e strukturave solide për pritjen e migrantëve. Ne nuk duhet të jemi vonë për të pasur një plan europian dhe ndaj i shpreha shqetësimin Komisionerit.

Komisioneri Avramopoulos: Falënderoj mikun tim, ministrin e Brendshëm, i cili është politikan i njohur këtu, por edhe një politikan i njohur jashtë vendit tuaj. Kemi patur bashkëpunim të shkëlqyer. Europa përballet me një situatë të paprecedentë. As shtetet anëtare nuk ishin të pregatitura për tu përballur.

Por dua t’ju them se Shqipëria nuk do të gjendet vetëm, nëse do presë migrantë. Deri tani nuk ka indicie që Shqipëria të ketë prekur nga flukse migrantësh, por duhet të jemi të pregatitur. Unë e kam mirëpritur planin e emergjencave, që ka gati Shqipëria.

Megjithatë Shqipëria duhet të bëjë më shumë për të ulur numrin e migrantëve të parregullt. Gjithashtu në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar, duhet të bashkëpunojmë më ngushtë kundër trafikimit të armëve dhe terrorizmit, veccanërisht kundër financimit të terrorizmit. Unë dua t’ju përgëzoj për reformimit të Policisë. Unë ju përgëzoj për luftën kundër drogës, por edhe kundër korrupsionit në Polici.

I kërkojmë qeverisë të vazhdojë këtë punë, për të miratuar edhe reformat e tjera në gjyqësor. 

Në fund Komisioneri pyeti i çuditur sa është nurmi i televizioneve në Shqipëri, pasi kaq shumë media nuk kishte hasur në asnjë vend. Kur mori përgjigjen 25, ai tha se kjo është një shenjë demokracie.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?