Tahiri i përgjigjet Blushit: Çështja e migrantëve, do zgjidhje të përbashkëta

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri deklaroi në parlament se nuk ka vendim të qeverisë shqiptare për të strehuar 3 mijë muxhahedinë në Shqipëri.

Regaimi i tij pasoi fjalën e deputetit Blushi, për të cilin ministri tha se mund të kërkonte informacion, por s’e ka bërë.

“Muxhadindët? E pavërtetë që do vijnë 3 mijë vetë. Është një marrëdhënie e nisur nga qeveria e kaluar, për arsye humanitare. Ka filluar gjatë qeverisjes së kaluar dhe po vazhdon, për t’u gjendur në krah të atyre që kanë nevojë në momente të caktuara të historisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kemi dhënë shembull për vende më të zhvilluara sesa ne, duke dhënë shembull ekzemplar të humanizmit”, sqaroi Tahiri.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ministri u ndal edhe tek mundësia dhe masat e Shqipërisë, për flukset migratore.

Çështja e refugjatëve, mbetet një sfidë për rajonin.

Është një çështje, si ajo e terrorizmit, që nuk pyet në je vend i BE-së ose jo. Kërkon bashkëpunim me partnerët, duke mbajtur solidaritet dhe humanizëm. Rama e ka trajtuar këtë çështje, duke mbajtur përgjegjësi.

Qeveria shqiptare s’ka patur mëdyshje, tek nevoja për ta trajtuar në mënyrë të përbashkët këtë çështje, sepse asnjë vend nuk ja del dot i vetëm”, tha Tahiri.

Ai shtoi se është kërkuar që zgjidhja europiane, të jetë unike.

Tahiri theksoi se Shqipëria ka marrë masa paraprake institucionale dhe në bashkëpunim me vendet fqinje. Ka një grup pune, që mblidhet çdo javë.

Shqipëria nuk diskuton, a hapen apo mbyllen kufijtë. Është e domosdoshme që parlamenti të përfshihet në këtë çështje”, evidentoi ministri.

Tahiri shtoi se çështjet e sigurisë i ka adresuar me partnerët, në takimin e fundit me ministrin italian Alfano dhe ministrat e Brendshëm të BE-së, që situata të mos shfrytëzohet nga grupe terrori.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?