Tahiri: Jam kundër referendumit, është i panevojshëm
Ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri dhe ai i Jashtëm Ditmir Bushati janë shprehur kundër referendumit të Partisë Socialiste për çështjen e mandatit të kryetarit të kësaj force politike.
Ata e konsiderojnë referendumin si një veprim të ekzagjeruar.
“Është ekzagjerim i Ramës e Kongresit, i panevojshëm. Mund ti jepej një përgjigje shumë mirë çështjes së statutit, duhej të merrte përgjigjje. Është ekzagjerim i panevojshëm. Do marr pjesë e do votoj në referendum. Në themel jam kundër investimit të PS në referendum” ka thënë Tahiri.
Bushati ka theksuar se, referendumi është humbje kohe për Partinë Socialiste.
“Statuti e ka të qartë çdo gjë, nëse partia humbet zgjedhjet, kryetari shkarkohet e largohet. Mendoj që është një debat artificial dhe nuk mendoj se ka në qendër të vëmendjes atë çfarë duhet të jetë objektivi ynë, socialistët e zakonshëm dhe shtimin e radhëve tona. Nuk mendoj se ishte debat që duhej të vazhdohej, ndaj votova pro referendumit. Statuti si çdo dokument duhet lexuar dhe duke iu referuar këtyre normave mendoj se referendumi është humbje kohe për ne” ka thënë Bushati.
KOHA JONË SONDAZH

