Tahiri: Nuk kam asnjë lidhje me Emiljano Shullazin
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri mohon të ketë përplasje mes policisë dhe prokurorisë në lidhje me arrestimin e Emiljano Shullazit dhe dosjen e tij.
“Nuk di që të ketë një përplasje të policisë dhe prokurorisë dhe as anasjelltas. Prokuroria dhe policia kanë dhënë prova që dinë të bashkëpunojnë për të vënë para përgjegjësisë të gjithë ata që shkelin ligjin. Nuk është interesante se çfarë ndodh në marrëdhëniet mes policisë dhe prokurorisë përsa kohë bashkëpunimi institucional dhe në nivel drejtuesish është mjaftueshmërisht i mirë për të çuar para përgjegjësisë ligjore të gjithë ata që shkelin ligjin”, tha Tahiri.
Ministri i Brendshëm deklaroi se as Shullazi dhe askush tjetër nuk do të jetë mbi ligjin, raporton TCH.
“As Shullazi dhe askush nuk është mbi ligjin. Policia e Shtetit është e para që ka bërë detyrën një më një duke respektuar çdo kriter ligjor”, u shpreh ai.
Duke iu hedhur poshtë akuzat e PD-së Tahiri tha “Nuk kam asnjë lidhje me Emiljano Shullazin. Shullazi i barabartë përpara ligjit si të gjithë qytetarët. Arrestimi i Shullazit tregon se s’ka asnjë mbi ligjin”.
KOHA JONË SONDAZH

