Tahiri: Parime demokratike në PS

Kryetari i PS-së së Tiranës ndoqi nga afër ecurinë e procesit të votimit për zgjedhjet e delegatëve të Kongresit të Marsit, në qendrat e votimit të Njësive 9 dhe 10.

Saimir Tahiri e vlerësoi këtë si një një ditë shumë të rëndësishme për Partinë Socialiste të Tiranës e Durrësit.

“Është një ditë kur anëtarët e Partisë ushtrojnë pushtetin e tyre për të zgjedhur në forumet drejtuese të Partisë Socialiste. Është një ditë që tregon dimensionin demokratik të Partisë Socialiste dhe pushtetin real të vendimmarrjes që qëndron tek anëtari i Partisë Socialiste”, theksoi Tahiri gjatë një prononcimi për mediat.

Swiss Digital Desktop Reklama

Koordinatori i Tiranës e Durrësit u shpreh se “mazhoranca dhe PS veçanërisht ka dhënë shembuj që jo vetëm qeveris dhe ndërmerr reforma shtet-ndërtuese, por se edhe brenda Partisë Socialiste, jetëson parime demokratike si asnjë Parti tjetër në Shqipëri”.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Besoj deri në fund të ditës shumica dërrmuese e anëtarëve të Partisë Socialiste do të kenë ushtruar të drejtën e tyre për të votuar për “një anëtar, një votë”, duke zgjedhur forumet e Partisë Socialiste dhe duke i dhënë jetë dhe frymëmarrje më të madhe kapacitetit tonë për të komunikuar me njëri-tjetrin dhe mbi të gjitha kapacitetin tonë për të komunikuar me qytetarët, për hir të reformave që ka ndërmarrë qeveria në kuadër të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian”, tha Tahiri, që mban dhe postin e Ministrit të Brendshëm në kabinetin “Rama”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?