Tahiri: Sfidoj PD për Byronë
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri deklaroi se opozita dakortesoi para pak ditesh permes nderkombetareve, draftin ligjor për Byronë Kombëtare të Hetimit. Ky konfirmim ka mberritur me email ne adrese te tij.
“U dakordesuam dhe e mora me shkrim nga partnerët nderkombetare edhe konfirmimin e PD per draftin per Byronë”, tha Tahiri, i ftuar ne emisionin Top Story.
Ai tha se u pranua amendimi i PD qe per emerimin e Drejtorit të BKH te merret pelqimi i Kryeprokurorit. Tahiri shtoi se edhe LSI nuk ka shfaqur asnje kundershti per projektligjin. Ai theksoi se per qytetarët më me rendesi nuk eshte debati per draftin, por vullneti per te luftuar korrupsionin.
Tahiri tha se “sfidonte opozitën që të gjente qoftë edhë një draft të padakordësuar për Byronë”.
KOHA JONË SONDAZH

