Tahiri përplaset me Nishanin: Ushtari më i bindur i Berishës

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri sulmon presidentin e republikës, Bujar Nishani, duke e quajtur “ushtari më i bindur i Berishës”.

Përmes një shënimi në faqen e tij në Facebook, Tahiri i kujton Nishanit deklaratat e tij të dikurshme se po përgjohej jeta private e presidentit, por që ky i fundit nuk pati guxim të denonconte kush po e përgjonte.

Më poshtë reagimi i plotë i Tahirit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Aspak habi qe thirrjes se Berishes per mobilizim e armatosje popullore, iu pergjigj ushtari me i bindur. Presidenti ditka dosjet qe kam une mbi tavoline. I pergjuari qe as tha e as denoncoi kush e pergjonte, ditka dosjet qe kam une mbi tavoline. Ne 2 vjet, mbi 2.000 police ne procedim disiplinor e penal per korrupsion, shumicen prej tyre ish Ministri i Brendshem sot President, i mbante ne detyre. Policia e Shtetit sot ne krye te detyres, si kurre me pare. Policia, institucioni me i besuar nga qytetaret. Presidenti…ne rresht pas Shqupit”,-shkruan Tahiri.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ja çfarë deklaroi një ditë më parë Presidenti për Ministrin Tahiri:

Nishani:Dosja me oficerë policie të inkriminuar fle në zyrën e Tahirit

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?