Tahiri: Policia e Shtetit nuk ka pajisje përgjimi
Në të njëjtën linjë me Drejtorinë e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe përkrah tij, Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri ka konfirmuar para Komisionit të Sigurisë së Policia e Shtetit nuk ka pasur dhe nuk ka asnjë pajisje përgjimi.
Tahiri: Pavarësisht se edhe në parashtresën tuaj seanca frymëzohet nga informacionet që qarkullojnë në media, besoj se ftesa e Komisionit është më serioze. Policia e Shtetit nuk ka pasur dhe nuk ka dhe as nuk mund të ketë asnjë pajisje përgjimi. Policia e Shtetit bën detyrën në përpjekje për të reformuar sektorin e sigurisë dhe për ti dhënë qytetarëve një stardard të ri shërbimi dhe sigurie.
Kemi trashëguar një varfëri totale infrastrukturore dhe dije.Përpjekja jonë është fokusuar kryesisht në përmirësimin e mundësive të policisë për ti shkuar pas atyre që shkelin ligjin. Bota e krimit ka më shumë mundësi financiare se agjencitë ligjzbatuese. Bota e krimit është jo vetëm më e pasur por deri dje edhe më e paprekshme. Për këtë arsye në policinë e Shtetut kërkohet të zhvillohen kapacitete të tilla që të mundësojnë rezultate solide në luftën kundër kriminalitetit.Ringritëm Akademinë e Sigurisë.
Noka: Nuk ka nevojë të bëjmë kasetën, e kemi dëgjuar në këtë Komision këtë kasetë dhjetra herë. Jeni thirrur në këtë seancë dëgjimiore për të folur vetëm në lidhje me ekzistencën apo mosekzistencën e një pajisje përgjimi, futjen apo mosfutjen e saj në Shqipëri, ligjshmërinë me të cilën është futur dhe ligjshmërinë më të cilën është përdorur.Kaseta që sapo keni filluar i është djegur shiriti, është përdorur 30 herë në këtë Komision.
Tahiri: Eksperienca e vyer e partnerëve tanë mendojmë që është rrugë kalimi i domosdoshëm për të bërë atë që të tjerët e kanë bërë shumë kohë para nesh.Eksperienca e vyer me partnerët ndërkombëtarë është ndihma më e madhe që mund të na japin në luftën kundër kriminalitetit. Nuk mendojmë që ti nxjerrim jashtë të gjithë partnerët është më mirë. Mendojmë që eksperienca dhe dija e tyre mund të aftësojë punonjësit tanë për të bërë atë që duhet të bëjnë. Policia e Shtetit ka një program trajnimesh që në mënyrë të padiskutueshme i bëjnë punonjësit e policisë më të përgatitur për të përmbushur misionin e tyre. Trajnimet fillojnë nga mënyra e sjelljes, qëndrimi publik, përdorimi i mjeteve personale të punonjësve të policisë në përmbushje të detyrës.
Noka: Ministër mos u hallakatni, dilni tek pajisja.
Tahiri: ….nga përdorimi i metotave dhe teknikës hetimore, të gjithë këto janë çështje që në Ministrinë e Brendshme dhe Policinë e Shtetit janë prioritet. Ne nuk mendojmë që krimi luftohet me injorantë por punonjës policie të ditur, të aftë dhe profesionistë.Kështu e mendojmë ne, në këtë mënyrë kemi bërë detyrën, kështu do të vazhdojmë.Policia e Shtetit ka rezultate që deri dje as nuk mund të mendoheshin që ka të bëjë me sigurinë dhe standartin e shërbimit ndaj qytetarëve. Lidhur me shqetësimin që ju thoni, prokuroria e Tiranës ka një çështje hetimore. Kam bindje që Prokuroria në një kohë normale për hetimin do të kthejë përgjigje.përgjigjia do jetë mbi të vërtetën, jam i gatshëm të pres përgjigjen, jam shumë i qetë dhe i kam vënë në dispozicion nga vetja ime dhe gjithçka përfshin detyra e Ministrit deri tek çdo instancë e policisë së shtetit që duhet ti përgjigjet Prokurorisë për kërkesat që ka vetëm lidhur me hetimin. Hetimi vazhdon, besoj se pas meje do të jetë këtu dhe prokurori i përgjithshëm këtu dhe do japë përgjigjet lidhur me hetimin.Ju garantoj që policia e Shtetit nga dita e parë që jam në këtë detyrë dhe deri ditën e fundit që do jem në këtë detyrë nuk ka shkelur dhe nuk do të shkelë ligjin, veçanërisht në çështje sensitive siç janë çështja e përdorimit të pajisjeve që mund të bëjnë përgjim. Policia e shtetit për hir të trajnimeve dhe bashkëpunimit me partnerët përdor çdo pajisje që është e ligjshme dhe për këtë të jeni të bindur. Kemi përdorur dhe do vazhdojmë të përdorim çdo pajisje që është e ligjshme në Shqipëri.Po keni kuriozitet mund tu ftojmë si komision që të merrni pjesë gjatë trajnimeve.policia e Shtetit nuk ka pasur dhe nuk mund të ketë kurrë në përdorim pajisje që mundësojnë përgjimin e telefonatave , mesazheve apo të komunikimit përmes rrjeteve të internetit.Çdo aludim tjetër është thashathemnajë apo zhurmë mediash…
KOHA JONË SONDAZH

