Tahiri: Sot u kap një gomone, opozita do çirret sërish
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri u shpreh sot nga ceremonia për ‘Murin e Kujtesës’ mbi operacionin në Brindisi ku u kapën 1 ton kanabis në një gomone. Sipas Tahirit, opozita sërish do akuzojë policinë edhe pse kjo e fundit bashkëpunoi me atë italiane për kapjen e gomones.
Ministri tha, se një rast i tillë nuk ndodh kurrë në Itali, ku operacionet e policisë të sulmohen nga opozita e atjeshme.
“Sot një mjet lundrues u kap në Itali pas punës së policisë sonë dhe partnerëve. Sot do na akuzojnë sërish ndonëse ishte sukses i policisë me partnerët. Askush nga opozita në Itali nuk do dali në konferencë e të thotë se, policia la trafikantët që të iknin. Kjo e jona është betejë me krimin dhe baltën në kryeqytet. Kam një mesazh për 11 mijë punonjësit e policisë; mos u mërzisni, luftoni e fitoni beteja. Kjo e akuzave dhe e baltës, sado e përditshme, është politikë. Ata që sot mbajnë epitete, shohin në lajme akuza të ndryshme. Ca çirren, por jo të gjithë janë gati për të vepruar. Ka nga ata që dinë të bashkohen për të luftuar krimin”, tha Tahiri.
KOHA JONË SONDAZH

