Tahiri sulmon gjyqësorin: Një ndër autorët e Gërdecit vizitë jashtë Shqipërisë flet për drejtësinë

8 vjet nga tragjedia e Gërdecit, ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka sulmuar gjyqësorin pasi nuk ka ndëshkuar autorët. “Sot -tha ministri Tahiri – një prej përgjegjësve të kësaj tragjedie ndodhet në vizitë jashtë Shqipërisë duke folur për reformën në drejtësi, ndërsa të akuzuarit janë dënuar me më pak vite burg sesa të vrarët”.

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka folur sot për gjyqtarin që e denoncoi para dy ditësh, i cili sipas Tahirit ka zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese dy ditë para se të hynte në fuqi.

Tahiri i konsideroi gjyqtarët si një koorporatë kriminale  tha se armiku kryesor, sipas Tahirit përveç atij të rrugës është edhe ai që fshihet pas çekiçit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tahiri:  Para pak ditësh denoncova një gjyqtar në Vlorë që kishte nxjerrë nga burgu një person që nga policia ishte arrestuar me armë në brez. Aq merak e kishte ky gjyqtar lirimin e këtij personi sa dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese të cilin e ka bërë motiv për ta liruar, e ka zbatuar dy ditë para se të hynte në fuqi. Pashë që reagoj dhe një Unioni i Gjyqtarëve. Në fakt po pyesja veten, mirë gjyqtari, se mbase ka hallet e veta, po këta të unionit që i dolën në mbrojtje, kanë kalendar? 

Swiss Digital Mobile Reklama

Sot në fakt, mbushen tetë vjet nga një ngjarje që shokoi rëndë, jo vetëm Shqipërinë, por edhe ndërgjegjen kolektive të qytetarëve. Ka vite burg në kurriz të atyre që ishin përgjegjës për atë ngjarje më pak sesa viktimat e asaj ngjarje. Dhe ndërkohë një ndër autorët është sot në një vizitë jashtë Shqipërisë për të folur për reformën në drejtësi dhe për dekriminalizimin.

Përtej kësaj, unë respektoj çdo gjyqtarë të ndershëm, çdo union që mbron interesat më të larta të publikut, por as respektoj dhe as do ndalojë së denoncuari publikisht çdo gjyqtarë të korruptuar dhe çdo korporatë kriminale që bëjnë gjyqtarët me njëri-tjetrin në kurriz të qytetarëve. Gjyqtarë e Union Gjyqtarësh, pavarësinë, respektin e shoqërisë të mos e kërkojnë me deklarata, ku i dalin në mbrojtje njëri-tjetrit edhe kur janë gabim. Por, ta fitojnë duke shërbyer me dinjitet, ndershmëri dhe drejtësi për çdo qytetarë. 

Unë i jap të drejtë çdo njërit prej jush që mendon se është punë e vështirë kjo e Policisë. Akoma e vështirë kur duhet të luftosh dy herë: një herë me krimin në rrugë dhe një herë me gjyqtarin që liron kriminelin që arreston Policia. Por nuk ka asnjë motiv për t’u dekurajuar. Sepse armiku ynë më i madh (përveç atij që është në rrugë) është edhe ai që fshihet pas çekiçit. E që rreh çekiçin, i korruptuar, për të liruar atë që arreston Policia.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?