Tahiri thirrje Prokurorisë: Të marrë Berishën si të pandehur!

Pas deklaratës së Berishës ku kërkoi armatosjen e shqiptarëve ka reaguar mi nistri Tahiri.

Ai ka kërkuar që prokuroria ta marrë si të pandehur Berishën.

“Kur një ish kryeministër bën thirrje publike që populli të armatoset, nuk besoj se ka thirrje më kriminale, më antikushtetuese, më djallëzi se kaq, shpresoj shumë që prokuroria të gjejë kurajë ta thërrasë pse është vepër penale të bësh thirrje publike për armatosje dhe dhunë. Kjo është thirrje e një epoke që shqiptarët e lanë pas”­ tha Tahiri. Sipas tij, është e papranueshme se si një njeri në fund të jetës politike bën thirrje për armatosje të popullit. Tahiri ftoi opozitën të distancohet. Pse nuk e kundërshton njeri, ju që çoheni për cdo të dyshuar, denoncojeni, distancohuni, sepse PD nuk bën thirrje që populli të armatoset, çohuni Patozi, e dëgjuat ish kryeministrin tuaj, mund të më shash mua, qeverinë, por bëj një punë, distancohu, nuk e them për provokim, por ky kuvend nuk mund të durojë një ish kryeministër që i ndenji kalaqafë popullit për 20 e ca vjet e bën thirrje të armatoset, më e pakta prokuroria ta marrë të pandehur, shajini ministrat por mos i ftoni qytetarët të armatosen, se nuk është kjo Shqipëria që meritojnë qytetarët”­ tha Tahiri.

SHKARKO APP