Tahiri u dënua me burg, avokati Maks Haxhia: Vendim skandaloz për të njollosur ish-ministrin
Avokati i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, e quajti skandaloz vendimin e Gjykatës së Apelit për të dënuar klientin e tij me 3.4 vite burg. Në një prononcim për mediat pas vendimit, ai theksoi se kjo situata është e jashtëzakonshme, dhe se zgjidhet me mjete të jashtëzakonshme. Sipas Haxhisë, nëse kjo është forma sesi luftohet korrupsioni, duke futur Tahirin në burg, avokati paralajmëroi politikanët e tjerë që të vishen trashë.
”Pavarësisht se jam avokat, ishte një vendim skandaloz. Dy gjëra dihet që janë të sigurta në këtë vend, lindja dhe vdekja. Nëse dënimi i Tahirit do të kënaqë opinionin shqiptar le të quhet i përmbushur. Kjo gjykatë bëri atë që nuk mund të bëhet nga pikëpamja juridike.
Sa për sqarim neni 59 nuk ka të bëjë me dënimin, por është një formë e vuajtjes së dënimit, aplikimi i një formë të tillë është një formë hakmarrje dhe kënaqje të drejtësisë. shpërdorimi i detyrës nuk është në kompetencë të kësaj gjykate. Dënimi me 3 vite e katër muaj, ishte e papritur dhe non-sens juridik që të hiqej pezullimi.
Ky vendim ka të bëjë me faktin, pavarësisht që na bën optimist i tremben pafajësisë në GJL. Nuk justifikohet vendimi. Nëse kjo është Reforma që të luftohet korrupsioni, duke futur në burg Tahirin të gjithë politikanët të vishen trashë”.