Takim i koalicionit kundër militantëve të ISIS

Sekretari i jashtëm britanik, Philip Hammond, dhe sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, do të jenë nikoqir të takimit në Londër më 22 janar, me anëtarët e koalicionit kundër grupit militant, Shteti Islamik (IS).

Zyrtarët thanë se se në takimin njëditësh do të marrin pjesë ministrat e jashtëm të 20 vendeve, përfshirë edhe ato arabe.

Sekretari Hammond i tha gazetës londineze, Daily Telegraph, se takimi do të jetë “një mundësi e rëndësishme për të analizuar dhe vlerësuar progresin e bërë deri tash në përpjekjet tona të përbashkëta për ta luftuar këtë ideologji helmuese” të IS-it.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shpallja për mbajtjen e këtij takimi u bë pas takimit të presidentit amerikan, Barack Obama, dhe kryeministrit britanik, David Cameron, në Uashington, më herët këtë javë

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?