Takim me studentët, Berisha: Rama e ka kthyer universitetin në ”mollë të ndaluar”. Familjet s’kanë mundësi

Pasditen e kësaj të hëne, kreu i PD-së, Sali Berisha po zhvillon një takim me studentët në Tiranë, për të diskutuar rreth problematikave që po hasin në këtë vit akademik. Teksa hodhi akuza, Berisha tha se kryeministri Edi Rama e ka kthyer universitetin në “mollë të ndaluar”, pasi duke rritur tarifat, familjet e kanë të pamundur të mbështesin fëmijën e dytë

“Takim në një moment të rëndësishëm për botën akademike universitare dhe shoqërisë shqiptare në tërësi. Universitetet në histori kanë pasur dhe kanë rëndësi përcaktuese në të ardhmen e një kombi. Ato kombe që i kanë pasur të vona universitetet si ne, kanë pasur histori shumë të vështirë.

Rama rriti mesataren, duke goditur të gjitha zonat e varfra të vendit, sepse gjimnazet e Tiranës kanë mesatare më të lartë se gjithë Shqipëria. I shndërroi universitete në mollë të ndaluar. Jemi në një mes beteje, pedagogët tuaj po luftojnë. Sindikatat kanë bërë një thirrje dhe fatmirësisht ka një reagim pozitiv, por këtyre sindikatave duhet t’u bashkëngjiten fuqishëm studentët”.

SHKARKO APP