Takim Rama-Trudeau, Kanadaja pjesë e Konferencës së Donatorëve
Gjatë vizitës në Mynih, ku po merr pjesë në Konferencën e Sigurisë, kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim dhe me homologun kanadez, Justin Trudeau. Edi Rama bisedoi me kryeministrin kanadez rreth pasojave të shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit dhe procesin e rindërtimit. Kryeministri kanadez, pasi shprehu ngushëllimet për familjet e viktimave nga tërmeti konfirmoi pjesëmarrjen e vendit të tij në Konferencën e Donatorëve që do të mbahet më 17 shkurt në Bruksel. Të dy kryeministrat theksuan rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Kanadasë.