Takime ”sekrete” me Berishën? Alibeaj tregon si qëndron e vërteta
Dy grupet në selinë blu vijojnë të jenë të ndara dhe nesër në protestë do të shihet nëse do të bashkohen. Nga ana tjetër, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Enkeljed Alibeaj, mohon të ketë pasur takime ”sekrete” me Berishën, sikurse u lexua në disa media. Përmes një postimi në Twitter, ai ka sqaruar se ”çështjet thelbësore nuk zgjidhen as me prapaskena dhe as me takime sekrete. Përballja me të vërtetën është melhemi i vetëm për realitetin”.
Postimi i plotë
Takimet “sekrete” dhe “prapaskenat” mund të jenë subjekt për ndonjë tregim apo roman, por jo për të përshkruar atë që po ndodh së fundmi në PD.
Megjithë dëshirën e mirë dhe fantazinë e zhvilluar të disa analistëve nuk ka patur asnjë takim sekret.
I qëndroj bindjes time se ndarjet për çështjet thelbësore nuk zgjidhen as me prapaskena dhe as me takime sekrete. Përballja me të vërtetën është melhemi i vetëm për realitetin.