Takime të Ilir Metës në Luksemburg

Në kuadër të Konferencës së Kryeparlamentarëve të vendeve të BE-së që po zhvillohet këtë javë në Luksemburg, Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, i cili shoqërohej prej Kryetares së Komisionit të Punëve të Jashtme Arta Dade zhvilloi disa takime të veçanta me homologët e tij evropianë. Me Presidentin e Senatit të Francës, Gerard Larcher, Kryetari i Kuvendit Ilir Meta bisedoi mbi ecurinë e procesit të integrimit evropian të vendit tonë, ku vuri në dukje se përpjekjet janë përqendruar në miratimin me sukses e pa vonesa të ndryshimeve kushtetuese për reformimin e sistemit të drejtësisë, reformë që është kyçe për çdo reformë tjetër madhore në kuadër të procesit të integrimit. Në këtë kuadër, Meta dhe Larcher ndanë bindjen e përbashkët se bashkëpunimi ndërparlamentar mes Shqipërisë dhe Francës duhet konsoliduar edhe më tej, në mbështetje të etapave të ardhshme të integrimit të Shqipërisë ne Bashkimin Evropian.

l6

Meta vuri ne dukje se Shqipëria e vlerëson maksimalisht përkrahjen e Francës dhe se përshpejtimi i rrugëtimit evropian te Shqipërisë do t’a rrisë besueshmërinë e vendit mes partnerëve të saj evropianë. Në kuadër të kësaj konference, Ilir Meta u takua gjithashtu edhe me Kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të Luksemburgut Mars di Bartolomeo, të cilin e falenderoi për ftesën dhe për mikpritjen e ngrohtë duke nënvizuar se Shqipëria dëshiron marrëdhënie me intensive me Luksemburgun si në planin dypalësh ashtu edhe në atë evropian. Pas takimit Di Bartolomeo dha një prononcim për mediat, ku vlerësoi marrëdhëniet mes dy vendeve si edhe progresin që ka bërë Shqipëria në procesin e integrimit europian. “Patëm një takim mjaft të frytshëm me kolegun tim, Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë. Ne kemi marrëdhënie shumë të mira mes dy vendeve tona dhe dëshirojmë që Shqipëria të ketë progres. Një progres të madh e të vazhdueshëm që do t’i japë mundësi të ketë një perspektivë më të mirë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Swiss Digital Desktop Reklama

l7

Swiss Digital Mobile Reklama

Njëkohësisht, mund të them se kemi marrëdhënie të shkëlqyera me Meta dhe bashkëndamë mendimin për të thelluar edhe më tej marrëdhëniet mes nesh duke shkëmbyer edhe vizita respektive”, – tha Mars di Bartolomeo. Më tej u takua me Kryetaren e Senatit të Vendeve të Ulëta Ankie Broekers-Knol dhe me Kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve të Vendeve të Ulëta Khadija Arib me të cilat vlerësuan bashkëpunimin mes Holandës dhe Shqipërisë, si tepër të rëndësishëm për avancimin e procesit të integrimit evropian të Shqipërisë. Në këtë kuadër Meta i ftoi të dy Kryetarët për një vizitë në Shqipëri, ftesë e cila u mirëprit me kënaqësi.

l8 Gjithashtu,Meta u takua edhe me Kryetarin e Parlamentit të Portugalisë, Eduardo Ferro Rodrigues, Kryetarin e Parlamentit të Suedisë, Urban Ahlin, Kryetaren e Parlamentit të Danimarkës, Pia Kjaersgaard, Kryetarin e Asamblesë Kombëtare të Francës,  Claude Bartolone, Presidentin e Bundestagut Gjerman Norbert Lammert, Kryetaren e Dhomës së Deputetëve të Italisë, Laura Boldrini, Kryetarin e Parlamentit të Maltës Angelo Farrugia, Kryetarin e Sejmit të Polonisë, Marek Kuchcinksni, Kryetaren e Parlamentit të Zvicrës, Christa Markwalder dhe me Kryetarin e Kongresit të Deputetëve të Spanjës, Patxi Lopez Alvarez. Gjatë të gjitha takimeve me homologët e tij Meta diskutoi mbi intensifikimin e bashkëpunimit ndërparlamentar, ecurinë e reformave në Shqipëri, mbi forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe mbi situatën në rajon.

l10

l9

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?