Takimet me demokratët/ Basha: Proces reflektimi, përmirësimi dhe hapje për ne

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha tregon më shumë për turin e takimeve që ai po zhvillon me demokratët, për të cilët thotë se janë një proces reflektimi dhe hapje për një aleancë me të gjithë shoqërinë.

”I gjithë qëllimi i takimeve me demokratët nga unë po edhe nga anëtarët e kryesisë të grupit parlamentar, nuk është t’u mbajmë leksion, por të dëgjojmë, të mbajmë shënim, të reflektojmë, të përmirësojmë, të korrigjojmë, të hapemi.

Ta bëjmë të qartë që në shtëpinë tonë nuk ka të tepërt dhe në shtëpinë tonë ka vend për qindra, mijëra, dhjetëra mijëra që prej vitesh apo dhe ndoshta dekadash, janë larguar nga kjo shtëpi, pikërisht prej sjelljeve të tilla arrogante, prej mbylljes, prej shkëputjes nga hallet e përditshme të shqiptarëve, prej konsiderimit të politikës si një karrierë personale dhe jo si një mision që merret para një grupi shumë të madh.

Është një proces reflektimi, korrigjimi, përmirësimi, hapje, zgjerimi dhe mbi të gjitha aleance me të gjithë shoqërinë, me të gjithë forcat e gjalla të shoqërisë që kërkojnë ndryshimin”.

SHKARKO APP