Takimet me shqiptarët në Diasporë, Berisha-deputetëve: S’kemi buxhet, i mbuloni vetë shpenzimet
Sali Berisha i bën thirrje deputetëve të PD-së, që të organizojnë sa të munden në takime me diasporën, por kjo me shpenzimet e tyre. Për të buxheti është modest dhe nuk del për takime në salla luksoze. por në lokale dhe ambiente të shqiptarëve jashtë.
”Çdo deputet është i ftuar të koordinojë me qendrën këtu çdo takim të mundshëm që mund të organizojë me emigracionin. Nuk i bazojmë në salla të mëdha dhe luksoze se janë të kushtueshme. Matemi modestisht dhe nuk duam ti rëndojmë.
Ne do të bazojmë fushatën në qindra takime që secili prej jush mund të organizojë aty ku ka lidhjet dhe mundësitë. Nëse bindim çdo demokrat ta bëjë këtë, kjo sjell dy tre fishimin e elektoratit tonë. Ka një urrejtje të madhe ndaj Edi Ramës dhe qeverisë.
Do bëni edhe sipas mundësive që keni. Të organizohen grupe deputetësh, vetëkuptohet me shpenzime personale. Ky është buxheti. Të tjerë mund të shkojnë në Gjermani, Greqi dhe kudo që keni lidhjet më të mira. Përdorni klubet, lokalet e shqiptarëve, sallë shkolle kishin marrë në Britani. Gjëra me çmime të përballueshme”,-tha Berisha.