Takimet për bashkimin e PD, Mediu: Ka dritë në fund të tunelit
Aleati historik i PD-së kreu i PR-së, Fatmir Mediu thotë se ka dritë në fund të tunelit dhe palët brenda PD-së po shkojnë drejt gjetjes së gjuhës së përbashkët për këtë garë. Për këtë çështje, ai zbuloi se ka takuar këtë të enjte edhe Berishën, Palokën dhe Bardhin.
“Jo vetëm ka dritë në fund të tunelit, por kjo është edhe e domosdoshme. Tashmë palët janë ulur. Ne kemi biseduar me zotin Berisha, pjesa tjetër ka zgjedhur negociatorët. Bashkimi i PD-së është vlerë shumë e madhe dhe ky duhet të jetë fokusi.
Sot jam takuar me Palokën dhe Bardhin dhe kemi diskutuar me formulat që mund të dilet, për të mos përjashtuar asnjë procedurë që mund të na çojë në një kandidat të përbashkët. Kam parë një situatë pozitive të kuptimit të përbashkët të kësaj çështje.
Sot kam takuar dhe kam pasur një bisedim edhe me Berishën për këtë çështje, për të shtyrë pasi ka nevojë për një angazhim në nivelet më të larta për të kuptuar bashkimin e PD dhe më pas të faktorëve opozitarë në një kandidat të vetëm”, tha Mediu për ”A2cnn”.