Takimi Balla-Basha? Berisha: Pengu i Ramës, ta takojë në kafe dhe mos të fshihet si qyqar

Montazh qesharak e quajti ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha një video të publikuar në media në të cilën ai shihet duke u takuar me kreun e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Por ndryshe mendon Sali Berisha, i cili thotë se kjo tregon haptazi se Basha është peng i Ramës. Ish-kryeministri i sfidon kur thotë se pse s’takohen haptaz, po fshehurazi si qyqarë.

“Për mua, ajo video nuk thotë asgjë të re. Super video është dosja e Lul Bashës që e mban Rama peng për larje parash, pas kësaj peng marrjeje, unë të vetmin problem kam se pse s’takohen haptaz, po fshehurazi si qyqarë. S’kam as koment për atë. Unë e kam thënë me kohë, ata janë pengje. Ata më mirë të ikin të pinë kafe sesa të shkojnë nëpër skuta”,-tha Berisha në konferencën me gazetarët këtë të premte në selinë blu.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?