Takimi BE-Ballkani Perëndimor, angazhim për zgjerimin por pa afate

Nga Zëri Amerikës-

Drejtuesit e lartë të Bashkimit europian ripohuan sot në përfundim të takimit të nivelit të lartë mes BE-së dhe vendeve të Ballkanit perëndimor angazhimin në mbështetje të procesit të zgjerimit. Një angazhim që theksohet dhe në deklaratën e miratuar gjatë këtij takimi, por pa përckatuar afate kohore e ku ndërkohë nënvizohej se vetë Bashkimi europian nga ana tjetër duhet të sigurojë aftësitë e veta për të integruar anëtarë të rinj.

Takimi BE-Ballkan, ripohohet angazhimi për zgjerimin por pa afate
Takimi i sotëm mes udhëheqësve të vendeve anëtare të Bashkimit europian dhe atyre të 6 vendeve ballkanike u mbajt në një moment paqartësishë dhe pengesash që kanë shoqëruar procesin e zgjerimit. Në fund të takimit drejtuesit më të lartë të BE-së i mëshuan faktit se Ballkani perëndimor është pjesë e BE-së dhe vendi i rajonit është në BE.

Ky rajon ka një rëndësi strategjike për BE-në. Ne të gjithë së bashku, në deklaratën e e cila besoj se është e fortë, kemi dashur të riafirmojmë këtë perspektivë europiane, të riafirmonim që dëshira është që të punojmë me qëllim që të ketë përparim në kuadër të zgjerimit“, deklaroi Charles Michel, president i Këshillit europian.

Swiss Digital Desktop Reklama

Presidentja e Komisionit europian Ursula von der Leyen, ishte më e drejtpërdrejtë në komentet e saj: “Mesazhi i Komisionit është shumë i qartë. Para së gjithash, Ballkani Perëndimor është pjesë e së njëjtës Evropë me Bashkimin Evropian. Ne ndajmë të njëjtën histori. Ne ndajmë të njëjtat interesa, të njëjtat vlera, dhe jam thellësisht e bindur gjithashtu për të njëjtin fat. Dhe Bashkimi Evropian nuk është i plotë pa Ballkanin Perëndimor, kështu që Komisioni im do të vazhdojë të bëjë çmos për të çuar përpara procesin e zgjerimit, dhe integrimin e rajonit në BE, ne duam Ballkanin Perëndimor në Bashkimin Evropian, Nuk mund të ketë asnjë dyshim se qëllimi ynë është zgjerimi“.

Swiss Digital Mobile Reklama

Megjithatë, siç bëri të ditur dhe kryeministri sloven Janes Jansa, vendi i të cilit ka presidencën e radhës së BE-së, vendet anëtare nuk pranuan propozimin e tij për përcaktimin e afateve konkrete.

Kryeministri shqiptar Edi Rama, në fjalën e tij, duke bërë një krahasim me takimin e Selanikut në vitin 2003 u shpreh se “18 vjet më parë fjala “zgjerim” ishte kredoja kumbuese e së ardhmes. Sot e njëjta fjalë është bërë një jehonë e ndrojtur e së kaluarës. Po kështu, politika e re e zgjerimit duket se i bën jehonë politikës së vjetër të frenimit”.

Në deklaratën përmbyllëse të takimit ndërsa rikonfirmojnë angazhimin e tyre për procesin e zgjerimit, vendet anëtare vënë gjithashtu në dukje “rëndësinë që BE të mund të ruajë dhe thellojë zhvillimin e vet, duke siguruar aftësinë e vet, për të integruar anëtarë të rinj”. Një përcaktim që dëshmon dilemat gjithnjë e më të mëdha në gjirin e vetë BE-së për procesin, por që duket të ketë qenë formula e kompromisit mes vendeve anëtare që të paktën termi “zgjerim” të mos mbetej jashtë tekstit.

Vonesat dhe pengesat e papritura që janë shfaqur gjatë procesit, siç është dhe rasti i fundit me Mqedoninë e Veriut për shkak të vetos së Bullgarisë, duke mbajtur peng dhe organizmin e konferencës së parë ndërqeveritare me Shqipërinë, mbajnë gjallë pikëpyetjet mbi parashikueshmërinë e tij. Presidentja e Komisionit pranoi se “mungesa e një vendimi për hapjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë po rrezikon pozitën tonë dhe ndikimin tonë në rajon“.

Gjatë ditës së sotme patur një tjetër përpjekje për zgjidhjen e ngërcit mes Sofies dhe Shkupit, ku u zhvillua një tjetër takim mes presidentit bullgar dhe kryemnistrit maqedonas. “Ishte shumë e rëndësishme sot gjatë gjithë ditës, të ecim përpara në këtë proces për të sqaruar këtë proces. Eshtë duke u bërë një punë intensive nga Komisioni për të gjetur me të vërtetë çështjet kryesore në temat dypalëshe midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, dhe të sigurohemi që të ketë një udhërrëfyes në mënyrë që të ketë një hap shumë praktik përpara për të zgjidhur problemet”, bëri të ditur zonja Von der Leyen.

Ajo kujtoi se me ndërmjetëimin europian u zgjidh tensioni i fundit mes Serbisë dhe Kosovës për cështjen e targave. Sipas saj “ishte një mesazh i shkëlqyer, për rajonin, se është e mundur të ulesh në tryezën e negociatave, se BE po tregon gatishmërinë për të gjetur zgjidhje e se dhe në situata shumë të vështira është në gjendje t’i gjejë ato zgjidhje, për të ecur përpara“.

DW: Nuk mbështetet 2030-a si vit pranimi i Ballkanit në BE

Në samitin e vendeve të Ballkanit Perëndimor me BE në Brdo të Sllovenisë, kancelarja Merkel u shpreh se nuk sjell gjë një datë e caktuar për pranimin e Ballkanit në BE, që në fund na vendos nën presion. 

Shpresat e vendeve të Ballkanit Perëndimor për një perspektivë të qartë kohore për pranimin në BE nuk po përmbushen as në samitin e vendeve të Ballkanit Perëndimor me BE që zhvillon punimet të mërkurën (06.10) në Brdo të Sllovenisë. Sipas agjencisë gjermane të lajmeve, dpa, në deklaratën përfundimtare të samitit theksohet garancia e pranimit në BE, por vendimet për anëtarësimin do të varen nga përpjekjet për reforma,

Në Brdo kancelarja Merkel u shpreh kundër një date të caktuar për pranimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE. “Nuk sjell asgjë një afat deadline që në fund na vendos nën presion”, tha Merkel në samitin me krerët e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Brdo, sipas agjencisë së lajmeve afpd.

Sllovenia, si vend mikpritës i samitit dhe kryesuese e radhës e presidencës së Bashkimit Europian kishte ofruar vitin 2030 si kohë të përcaktuar qartë për pranimin e këtyre vendeve, por nuk pati sukses me propozimin e saj. “Nuk e mbështeta këtë propozim”, tha Merkel. Deri më tani “nga asnjë nga këto vende nuk janë plotësuar kriteret”. Megjithatë Merkel theksoi, se BE ka një “interes të jashtëzakonshëm strategjik” për të pranuar vendet e Ballkanit Perëndimor. Ajo e argumentoi këtë me bashkëpunimin në çështjet e klimës dhe migracionit.

Slowenien | Westbalkan-Gipfel Macron me presidentin bullgar, Rumen Radev dhe kryeministrin e MV, Zoran Zaev

Macron: Shtimi me 6 anëtarë të rinj do të kërkonte reforma në BE

Shumë nga krerët e vendeve të Ballkanit Perëndimor u shprehën të zhgënjyer për ngecjen e procesit të anëtarësimit. Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq tha se jo të gjithë vendet anëtare të BE kanë të njëjtën apetit për sa i përket zgjerimit.

Një nga vendet që ka qenë gjithmonë hezituese ka qenë Franca. Presidenti francez, Emmanuel Macron në Brdo u shpreh me nota pozitive, se vendet e Ballkanit Perëndimor janë në rrugën drejt Bashkimit Europian, dhe duhet t’u tregohet se janë në zemrën e Europës, duke merituar investime, bashkëpunim në tregti, por edhe anëtarësim eventual. “Ne kishim një diskutim të mirë…dëshira jonë është që t’i japim Ballkanit,  i cili ndodhet në zemër të Europës, një perspektivë (europiane) sërish në plan afat shkurtër”, citon agjencia Reuters. “Ne duhet të përgjigjemi”, tha presidenti francez duke theksuar, se kjo do të ndihmojë stabilitetin europian. Por ai shtoi se shtimi i BE me 6 anëtarë të rinj do të kërkonte reforma në procesin e vendimmarrjes në BE që po ecën ngadalë.

Megjithë inkurajimet, presidenti Macron ia doli të vendosë një kufizim të ri. Kështu në deklaratën përfundimtare të samitit, theksohet, se integrimi i vendeve të reja në BE kushtëzohet nga zhvillimi i mëtejshëm i vetë unionit. Me këtë shtojcë qeveria e Parisit mban të hapur bllokimin e zgjerimit të BE me vende të reja, nëse BE në vitet e ardhshme, sipas qëndrimit francez, nuk do të tregohej si shumë e aftë për kompromis, shkruan agjencia gjermane e lajmeve, dpa.

Slowenien l Westbalkan-Gipfel der EU in Brdo

Por jo të gjithë në BE janë hezitues. Kancelari austriak, Sebastian Kurz, u shpreh se “nëse Bashkimi Europian nuk i ofron rajonit një perspektivë të qartë, duhet të jemi të vetëdijshëm, se superfuqi të tjera si Kina, Rusia apo Turqia do të luajnë një rol më të madh aty. Rajoni i përket Europës gjeografikisht dhe i nevojitet një perspektivë europiane”, u shpreh kancelari Kurz. Kurse kryeministri i Letonisë, Krisjanis Karins në mbështetje të një perspektive të qartë kohore të anëtarësimit, tha para reporterëve, se Ballkani është “kopshti ynë i pasëm”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?