Takimi i Ben Blushit me tifozin holandez në Tiranë: Nuk ju fusim në Europë po jeni me Murinjon

Nga: Ben Blushi

MARKU, TIFOZI HOLLANDEZ NË TIRANË

“Luan Feynord me Romën, do dalim për foto”, tha Albani.
“Dua ti bëj një foto trajnerit të Romës, Jose Murinjos”, thashë unë.
“Ske ku e gjen Murinjon”, tha Albani.
E kanë varur te Universiteti mbi një vespa, thashë unë.
E hoqën sot në mëngjes, tha Albani.
Pse e hoqën Murinjon, e pyeta.
Do jenë ankuar hollandezët, tha Albani, s’ju fusim në Europë po të jeni me Murinjon.
Duhet të ankohemi ne se tifozët hollandezë na kanë rrahur shumë policë dje, thashë unë.
Kaluan para dyqanit tim, tha Albani.
Si ishin, e pyeta.
Me hunj në dorë, tha Albani.
Të thyen gjë?
Ishin të rrethuar nga policia nuk na prekën, tha Albani.
Po italianët, ku janë i ke parë?
Italianët janë te liqeni, tha Albani.

Në qendër ka vetëm hollandezë, thashë unë, italianët e paskan dorëzuar sheshin Skënderbej.
Italianët kanë frikë mos u bëhën pantallonat pis, tha Albani, hollandezët nuk pyesin.
Shkojmë te pedonalja e Tiranës, aty ka shumë hollandezë të dehur, thashë unë
Ja ku janë, tha Albani, shife këtë me tatuazhe është tifoz i Feynordit.

Si quhesh, e pyeta.
Mark, tha hollandezi.
Ca pune bën Mark?
Bëj instalime elektrike, tha Marku.
Do fitoni sot?
Do fitojmë 3 me 1, tha Marku.
Po kaluat pjesën e parë mund të fitoni, thashë unë.
We are fighters, tha Marku.
Hajde të të bëj një foto Mark.
Ku të rri, pyeti Marku.
Te ky muri këtu, thashë unë.
Ca është ky muri, pyeti Marku.

Ky është muri i Ministrisë së Brendshme, thashë unë.
Mos dalin policët na rrahin, tha Marku.
Pse ju rrahën dje?
Dje shpëtuam por sot nuk i dihet, tha Marku.
Varet kush fiton, thashë unë.
Ne do fitojmë, tha Marku.
Me siguri ju fitoni, i thashë.

Pse vërtet, do fitojë Feynord, pyeti Albani.
Fiton Roma 2 me 0, thashë unë.
Po pse i the atij që fiton Feynordi, tha Albani.
Sepse ndryshe nuk më linte ta fotografoja, thashë unë.
Epo pa gënjyer nuk bëhesh fotograf, tha Albani.

SHKARKO APP