Takimi i Berishës me drejtuesit e grupeve të punës, në fokus protestat

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi këtë të hënë një takim me drejtuesit e grupeve të punës, të cilët ndjekin në bazë aksionin politik të selisë blu. Mësohet se jatë takimit u analizua situata në terren mbi organizimin e degëve, plotësimin e strukturave dhe anëtarësimet e reja. Mësohet edhe se Berisha bëri të qartë se aksioni do të shtrihet njëkohësisht në dy drejtime, organizimin e primareve dhe organizimin e protestave.

Njoftimi për shtyp

Drejtuesit e Grupeve të Punës të cilët drejtojnë dhe ndjekin në bazë aksionin politik të Partisë Demokratike, zhvilluan në seli një takim me Kryetarin e PD, Sali Berisha.

Në mbledhje është analizuar situata në terren, mbi organizimin e degëve, plotësimin e strukturave dhe anëtarësimet e reja.

Kryetari i PD Sali Berisha ka theksuar se aksioni politik do të shtrihet njëkohësisht në dy drejtime; Organizimin e primareve dhe organizimin e protestave.

SHKARKO APP