Takimi i lamtumirës, Nishani: Arvizu mbetet mik i shqiptarëve
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani priti sot në një takim lamtumire, me rastin e mbarimit të mandatit, Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Alexander A. Arvizu.
Presidenti i Republikës shprehu në emrin e tij dhe të institucioneve shqiptare falënderimet dhe mirënjohjen për kontributin e dhënë nga Ambasadori Arvizu gjatë viteve që shërbeu në Shqipëri për forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.
Presidenti i Republikës i uroi Ambasadorit Arvizu suksese të mëtejshme në karrierën e tij diplomatike dhe detyrat e tij të ardhshme, duke e siguruar se ai do të mbetet një mik i mirë i Shqipërisë dhe shqiptarëve.