Takimi i LSI në Lezhë, Viktor Tushaj: Diktatura është më afër se kurrë. Më 25 prill të largojmë bandën kriminale

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi prezantoi sot në Lezhë kandidatët për deputet në këtë qark. Drejtuesi i listës së LSI në Lezhë, kandidati i LSI Viktor Tushaj tha se këto zgjedhje janë të rëndësishme për Lezhën dhe gjithë vendin.

“Shqipëria po lëngon nga banda kriminale, që asgjë nuk bëri në këto 8 vite përveç grabitjes. Ne jemi të përgatitur për t’u përballur me këtë të keqe. Zgjedhjet e 25 prillit nuk janë një garë normale, janë zgjedhje për të kthyer legjitimitetin e institucioneve, sepse diktatura është më pranë se kurrë. Ne nuk do t’a pranojmë këtë. Nuk do të pranojmë që Shqipëria të shpopullohet me bangladezhash. Ne duhet ta bëjmë Shqipërinë, vendin e shqiptarëve,  Lezhën vendin e lezhianëve”,- tha Tushaj.

SHKARKO APP