”Takimi i Ohrit katastrofë”, Berisha: Rama i trajtoi si ”derra” njerëzit e vrarë në gjenocid
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një tryeze diskutimesh me intelektualët në Elbasan pasditen e kësaj të enjte, foli edhe për samitin e ”Open Balkan” që u mbajt në Ohër që e cilësoi katastrofë, ku nënvizoi se kryeministri Edi Rama i trajtoi njerëzit e vrarë në gjenocidin serb në Kosovë si ”derra”.
”Mesazhet në takimin e Ohrit ishin katastrofë. Nga njëra anë i dilej zot atij që nuk njeh gjenocidin, por ai është i aftë ta bëjë sërish sepse i duket krim i dobishëm. Nuk kam dëgjuar kurrë në një takim të thuhet se ke vrarë këtë e atë, Rama i trajtoi njerëzit e vrarë si derra.
Ai është fatkeqësi e njerëzimit jo vetëm e kombit përderisa flet në atë mënyrë. Statistikat tregojnë se eksportet serbe janë rritur me 48% me Shqipëri. Ka filluar një betejë ndaj biznesit të vogël, a ka gjë më anti sociale?
Kjo do të thotë ikni nga Shqipëria. Ndjej keqardhjen më të madhe për shkatërrim të shërbimit shëndetësor. Nuk do doja ta thoja se jam mjek vetë, por kanë ikur mjekët”,-tha Berisha.