Takimi i parë zyrtar, Ambasadorja e SHBA i shkon në zyrë Bashës
Një ditë e ngjeshur plot me takime kjo e martë për kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha.
Pasi zhvilloi një takim me kryetarin e PE-së David Sassoli dhe më pas me delegacionin e Kongresit të Autoriteteve Lokale në Komisionin Euuropian, lideri i PD-së po pret ambasadoren e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim.
Diplomatja është pritur në hyrje të selisë nga vet Basha, ndërsa ky është takimi i parë prezantues mes tyre.
Biseda e dy zytarëve do të përqendrohet tek aktualiteti politik.