Takimi i Stabilizim-Asociimit, palët politike pa deklaratë të përbashkët

Në mbyllje të takimit të radhës të Stabilizim Asociimit Shqipëri-Be, kryesuesja e delegacionit të BE, Monica Macovei apeloi politikën shqiptare që të punojë në lidhje me progresin drejt Bashkimit Europian. Konkulzionet e takimit dy ditor i publikoi kryesuesi i tryezës nga pala shqiptare, Taulant Balla.

"Më lejoni që te them qartazi se Parlamenti Europian mbështet procesin e integrimit të Shqipërisë ne BE, pavarësisht nga partitë politike, popullore, liberale apo të gjelbërta, të gjithë jemi njëzëri për mbështetjen e Shqipërisë ne BE. Ne kemi ardhur këtu për t’ju ardhur në ndihmë për t’ju ofruar support. E kemi bërë këtë edhe në vendet e tjera të këtij rajoni. Prania e Shqipërisë në BE është e vetme alternative për të ardhemn e Shqipërisë. Një pikë tjetër e rëndësishme në deklaratën e përbashkët ka të bëjë me mbështetjen e marrëveshjes ndërpartiake të arritur në fund të dhjetorit të vitit që shkoi. Ne presim që të organizohen reforma, ose më mirë presim hapa që angazhimet e përbashkëta mes partive të bëhen realitet", tha ajo.

"E konsiderojmë dhënien e statusit kandidat si njohje të hapave dhe reformave të ndërmarra. Shprehim mbështetjen e plotë për anëtarësim të BE si e vetmja alternativë për të ardhen e vendit. Mështesim marrëveshjen ndërpartiake të 24 dhjetorit. Presim që të gjitha palët ti përmbahen angazhimeve të marra, duke nënvizuar rëndësine e dialogut dhe konsensusit politik sic parashikohet në marrëveshje si dhe nevojës për bashkëpunim të qëndrueshëm për zhvillimin e reformave për integrimin në BE", do shtonte deputeti socialist, Taulant Balla.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?