Takimi me ambasadorin britanik, Celibashi: Më konfirmoi mbështetjen e Britanisë për KQZ-në

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka reaguar pas takimit që ka pasur me ambasadorin britanik në Tiranë, Duncan Norman.

Përmes një postimi në Twitter, Celibashi thekson se Norman i ka konfirmuar mbështetjen e Britanisë së Madhe për KQZ-në, duke shtuar se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po punon për përmbushjen e standardeve të kërkuara nga ndërkombëtarët.

Postimi i plotë

Ambasadori britanik më konfirmoi sot mbështetjen e Britanisë së Madhe për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Biseduam për përgatitjet e procesit zgjedhor dhe e sigurova që KQZ-ja po punon me përgjegjshmëri për siguruar që zgjedhjet e ardhshme të përmbushin standardet e kërkuara.

SHKARKO APP