Takimi me ambasadorin serb në Tiranë, Meta: Suportojmë bashkëpunimin rajonal

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta këtë të hënë ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Serbisë në Shqipëri, Slobodan Vukčević. Përmes një postimi në facebook, Meta thekson se gjatë takimit ka theksuar angazhimin e Partisë së Lirisë për marrëdhënie bashkëpunimi institucionale dhe konkrete me interes reciprok, midis Shqipërisë dhe Serbisë. Ai theksoi se Partia e Lirisë mbështet dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, midis Kosovës dhe Serbisë, për normalizimin e marrëdhënieve dhe njohjen reciproke midis dy shteteve.

Postimi i plotë

Prita sot në një takim Ambasadorin e Republikës së Serbisë në Tiranë, Slobodan Vukčević. Theksova angazhimin e Partisë së Lirisë për marrëdhënie bashkëpunimi institucionale dhe konkrete me interes reciprok, midis Shqipërisë dhe Serbisë, si edhe në kuadër të bashkëpunimit rajonal dhe integrimit europian.

Swiss Digital Desktop Reklama

Partia e Lirisë mbështet në veçanti bashkëpunimin rajonal në kuadër të Procesit të Berlinit, duke e konsideruar si një bazë solide për një integrim të vërtetë të të gjashtë vendeve të rajonit, sipas modelit europian, mes vetes dhe në BE.

Swiss Digital Mobile Reklama

Partia e Lirisë nënvizon nevojën për respektimin e të drejtave të plota të shqiptarëve në Medvegjë, Bujanovc e Preshevë, dhe i bën thirrje të gjithë shqiptarëve që jetojnë në Serbi, të marrin pjesë në regjistrimin e popullsisë që zhvillohet atje.

Partia e Lirisë mbështet dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, midis Kosovës dhe Serbisë, për normalizimin e marrëdhënieve dhe njohjen reciproke midis dy shteteve.

Partia e Lirisë është e bindur se e ardhmja e rajonit tonë është e sigurtë dhe me prosperitet për të gjithë qytetarët tanë, vetëm si pjesë e Bashkimit Europian.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?