Takimi me Berishën, Dashamir Shehi: Kandidatët ti testojmë në popull me anë të sondazheve

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi ka treguar më shumë për takimin që Sali Berisha zhvilloi pak ditë më parë me kryetarët e partive aleate. Ai tha se aleatët dhe PD-ja kanë rënë parimisht dakord mbi disa çështje. Për të opozita nuk mund të fitojë nëse nuk del me një kandidat. Ai theksoi se e vetmja mënyrë që opozita të nxjerrë një kandidat fitues është ta testojë atë në popull me anë të sondazheve.

Jeni takuar me zotin Berisha ju dhe aleatët e tjerë të PD, ka specifika për të cilat jeni dakordësuar?

Ne jemi takuar para një jave. Them që kemi bërë një gjysmë pune, kemi rënë dakord për disa gjëra. E vetmja mënyrë është të dalim me një kandidat më vete, në proporcional të dalim secila parti më vete.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kur flasim për kandidat të përbashkët, çfarë fitoni ju?

Swiss Digital Mobile Reklama

Formula që i kemi propozuar ne është që çdo parti të sjellë kandidatët e vet dhe ata t’i nënshtrohet një sondazhi.

PD po bën primare, dhe po i bën për kandidaturat e veta?

PD t’i bëjë primaret, uroj t’i bëjë mirë, por ata janë të PD-së, bile vetëm të pjesës së foltores, por është e pamjaftueshme të fitojë zgjedhjet, dhe ne na duhet një kandidat që shkon përtej PD-së.

Por si do bëhet ndarja?

Berisha të bjerë 100. Ne po them që në Tiranë t’i nënshtrohet sondazhit, më mirë se kjo nuk e nxjerr askush. Ne nuk na votojnë për zgjedhje tifozët e partisë.

Por Berishës i cënohet procesi brendshëm?

Nuk i cënohet procesi Berishës, le t’i zgjedhë me sondazh, dhe në fund themi që këta janë 7-8 vetë që do jenë në Tiranë. I marrim këta 7-8 kandidatë dhe sondazhi do të nxjerrë më të mirin. Unë do isha dakord sikur PD të ishte si njëherë e një kohë, por po flasim për një realitet konkret, se kemi dy PD.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?