Takimi me Berishën, Meta: Këshillat bashkiakë të opozitës. Kandidatët e Primareve janë edhe të PL
40 minuta zgjati takimi mes Ilir Metës dhe Sali Berishës në selinë blu për 14 Majin. Pas takimit, Meta në një prononcim për mediat, tha se çdo kandidat i “Primareve” është edhe i tyre dhe se Këshillat bashkiakë do të jenë të opozitës.
“Të zhvendosim monizmin nga Pushteti vendor dhe një herë e përgjithmonë të kthejmë llogaridhënien.
Të gjithë opozitarët janë bashkë për ndryshim. Kandidatët e Primareve janë të mrekullueshëm, të jashtëzakonshëm, nga Tropoja në Sarandë janë kandidatë edhe të Partitë së Lirisë”,-tha Meta.