Takimi me Di Maion, Basha: I kërkova ndihmë, s’kemi marrë masat e nevojshme

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zhvilloi një takim me ministrin e Jashtëm të Italisë, Luigi Di Maio, i cili mësohet i ka premtuar se vendi fqinj të ndimojë Shqipërinë për vaksinën ndaj Covid-19. Basha në një deklaratë për mediat pas takimit, tha se masat e marra në Shqipëri janë të pamjaftueshme që të sigurohet një sasi më e gjerë dhe më shpejt e vaksinës.

”Sapo kam patur një takim jashtëzakonisht miqësor dhe të frytshëm me Di Maio. E falenderova për ndihmën nga Italia. I kërkova në veçanti ndihmë sa i përket vaksinës anti-covid. I shpjegova se masat në Shqipëri janë të pamjaftueshme nga hedhja në treg e vaksinës. Duke iu referuar rolit historik të Italisë i kërkova të bëjë gjithçka që Italia fqinje e mike të sigurojë së pari për personelin shëndetësorr dhe qytetarët në vaksinat e reja anti-covid që po zhvillohen. Shpresoj do jenë të gatshmë në muajt në vijim.

Do ndaj me kënaqësi të madhe zotimin e Di Maio në emër të qeverisë Italiane për të ndihmuar në këtë drejtim. Duke filluar nga personeli shëndetësor me vaksinë sapo kjo të jetë e disponueshme për Italinë. Me thënë të drejtën ka qenë një ngërç i jashtëzakonshëm. Qeveria ka bërë një rezervim për COVAX, një instrument i OBSH, rezervimi financiar është i pamundur për më shumë se 20%. Vendet e vogla me mundësi më të pakta do mbeten ën fund të radhës. Një prej mënyrave është për t’iu drejtuar Italisë, dhe për t’i kërkuar që mos harrojë motrën e vogël Shqipërinë.

Një pjesë të mirë të diskutimit të sotëm me ministrin Di Maio e kam bërë për këtë çështje. Dua ta falenderoj publikisht. E dyta ka të bëjë me integrimin europian. Shqipëria rrezikon sepse detyrat nuk janë realizuar. Vendi s’ka ende Gjykatë Kushtetuese e të Lartë funksionale. Po ashtu BKH ka një drejtues por jo staf funksional. SPAK s’po jep rezultate. Rruga për të dalë ngakriza politike Reforma në Drejtësi u arrit dhe u shkatërrua. Problem i madh. Me këtë akt siç e kam thënë Rama de-facto i mbyll për herë të shtatë derën e Europës.

Opozita, PD dhe unë jemi të përkushtuar të bëjmë gjithçka në këto muaj, dhe pas 25 prilli një qeveri e dalë nga vota e lirë e shqiptarëve do investohet drejtpërdrejt për të rikuperuar këto 7 vite, që janë dhe shans i humbur për shqiptarët pasi të jesh në negociata përfiton fonde për të papunët, infermierët, europiane shumica në formë grantesh që Shqipëria dhe shqiptarët nuk i përfitojnë sepse Rama bllokon integrimin europian të Shqipërisë”,-tha Basha.

SHKARKO APP