Takimi me Escobar! Enkelejd Alibeaj: Folëm për 14 Majin, dhe për qëndrimin konstant mbi personat non-grata
Si kryetar i komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj priti në një takim zv/ndihmës sekretarin e SHBA-së për Çështjet Europiane, dhe i Dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Takimi u bë në ambientet me qira që ka marrë Alibeaj, dhe përmes një postimi në Facebook, kreu i komanduar i PD-së tregon se u diskutua përveç 14 Majin, edhe për zhvillimet në Partinë Demokratike, dinamikat e muajve të fundit dhe qëndrimi konstant për çështjen e personave non-grata jo vetëm në PD, por në të gjithë spektrin e politikës shqiptare.
Postimi i plotë
Zhvillova sot një takim me Zëvendës Ndihmës Sekretarin e SHBA-ve për Çështjet Europiane, dhe i Dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Z. Gabriel Escobar.
Gjatë bisedës prekëm tema të rëndësishme të zhvillimeve të fundit ku u ndalëm tek përgatitjet e PD për fushatën zgjedhore dhe problematikat e këtyre zgjedhjeve. Theksova refuzimin e qeverise per te adresuar ne Kodin Zgjedhor rekomandimet e ODHIR.
Përveç kësaj i bëra me dije shkeljen që po ndodh aktualisht nga qeveria të rekomandimeve te ODHIR, lidhur me shitblerjen e votës, përdorimin në fushatë te administratës publike, përdorimi i të dhënave personale dhe buxhetit të shtetit në funksion të zgjedhjeve e sidomos lidhur me pastërtinë e figurës së kandidatëve.
Temë e bisedës ishin dhe zhvillimet në Partinë Demokratike, dinamikat e muajve të fundit dhe qëndrimi konstant për çështjen e personave non grata jo vetëm në PD, por në të gjithë spektrin e politikës shqiptare.
E sigurova zotin Eskobar për vullnetin e PD në bashkëpunimin me aleatin tonë kryesor, duke i konsideruar SHBA si mbështetës të angazhuar për Shqipërinë dhe shqiptarët.