Pas takimit me të dërguarin amerikan, Rama deklaron: Administrata e Presidentit Biden mbështet fuqimisht ”Open Balkan”
Kryeministri Edi Rama ka treguar për temat që u diskutuan në takimin me zv/ndihmës Sekretarin e Shtetit dhe të dërguarin e posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Teksa e cilësoi një takim shumë miqësor, Rama shkruan se administrata e Joe Biden mbështet fuqimisht nismën ”Open Balkan”.
Postimi i plotë i kryeministrit Rama:
Kënaqësi të mikprisja Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit dhe të Dërguarin e Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në një takim shumë miqësor, ku folëm për partneritetin e shkëlqyer mes Shqipërisë e SHBA, rolin e rëndësishëm të Shqipërisë në rajon, dialogun e domosdoshëm mes Kosovës e Serbisë dhe Ballkanin e Hapur, si një nisëm transformuese për ardhmërinë e rajonit, të cilën administrata e Presidentit Joe Biden e mbështet fuqimisht.