Takimi me grupin e Alibeajt, Grida Duma: Jam për primaret e thella

Deputetja demokrate, Grida Duma pasi doli nga mbledhja me Enkelejd Alibeajn, tha për mediat, se ajo personalisht është për realizimin e procesit të primareve dhe se një proces i tillë e bën krenare.

Pyetje: A nuk është momenti që të ketë një takim të përbashkët mes deputetëve të grupit parlamentar të PD-së dhe deputetëve të Berishës?

Duma: Mund të zhvillohet në çdo moment. Sot nuk është diskutimi se çfarë bën grupi parlamentar i PD-së, por nëse ajo që bën çon në shkrirjen e krijimin të njëjtës bashkësi reale në strukturat e PD-së. Të gjitha simbolikat se kur u takuan apo ku, janë më të vogla sesa bashkimi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pyetje: A janë pengesë primaret e Berishës?

Swiss Digital Mobile Reklama

Duma: Që jemi PD dhe diskuton për Primare jam krenare. Do të jem për primaret dhe primaret e thella. Sesa thellë primaret do maksimizojnë, varet nga ne se cilat mekanizmat do na çojnë nga listat tek konkurrimi. Të bësh garë reale në një terren ku nuk kandidojnë njerëz me lista të mbyllura, por me lista të hapura.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?