Takimi me kongresmenët e SHBA, Basha: Autokratët e Ballkanit shkatërruan demokracinë

Pas takimit me kongresmenët e SHBA-së, Lulzim Basha doli në një deklaratë për mediat, ku u shpreh ndër të tjera se autokratët e Ballkanit shkatërruan demokracinë.

Ai dha detaje se çfarë u diskutua mes tyre, ku e pranishme ishte edhe ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, duke vënë theksin tek Vetting-u i politikanëve. Basha bëri fajtor qeverinë ku tha se politika shqiptare bashkëpunon me krimin.

”Përfaqësuesit e lartë të kongresit amerikan së bashku me zyrtarë të lartë të sigurisë kombëtarë, vizituan PD dhe na dhanë mundësinë për të shkëmbyer mendime për gjendjen politike në Shqipëri dhe në rajon. Në prioritetin e parë për Shqipërinë, rendita domosdoshmërinë për rikthimin e vendit në shinat demokratike. Theksova rolin në luftën kundër korrupsionit, folëm kështu edhe për rëndësinë që ka lufta kundër korrupsionit. U pamë sy më sy me prioritetet”.

SHKARKO APP