Takimi me kreun e Asamblesë së Madhe të Turqisë, Meta: Mirënjohje për ndërtimin e 500 apartamenteve dhe për spitalin e Fierit

Pas vizitën në Kuvendin e Shqipërisë, në Presidencë u ftua kreu i Asamblesë së Madhe të Republikës së Turqisë, Mustafa Sentop. Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta pas takimit përmes një postimi në facebook, teksa ka shprehur vlerësimiet për marrëdhëniet tradicionale, falënderoi shtetin turk për ndihmën që ka dhënë pas tërmetit dhe tashmë me ndërtimin e spitalit në Fier.
Postimi i plotë nga Presidenti Ilir Meta
Kënaqësi të prisja sot Kryetarin e Asamblesë së Madhe të Republikës së Turqisë, Mustafa Sentop. Vlerësova marrëdhëniet tradicionale të shkëlqyera mes dy vendeve e popujve tanë dhe theksova rëndësinë e forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit në fushën ekonomike, me synim rritjen e investimeve turke në Shqipëri. Mirënjohje Turqisë mike dhe Presidentit Erdogan për solidaritetin dhe ndihmën e pakursyer të dhënë për tejkalimin e pasojave të tërmetit të 26 nëntorit 2019 dhe përballimin e pandemisë COVID-19, veçanërisht për ndërtimin e 500 apartamenteve të banimit për të prekurit nga tërmeti dhe të Spitalit të Fierit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?