Takimi me kryesinë e PR-së, Mediu: Rama bën show me Covid-19, më 25 prill largojmë të keqen

Në takimin me kryesinë e Tiranës, kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu theksoi ndër të tjera se situata me pandeminë Covid-19 është e rëndë, ndërkohë që kryeministri Edi Rama për të bën teatër për interesa politike. Sipas Mediut, me pandeminë Rama bën lojëra dhe show politik dhe ndaj kreu i PR-së bën thirrjen që më 25 prill, shqiptarët duhet të kuptojnë se ka ardhur koha për t`u shkëputur nga e keqja.

”Në qoftë se ka një njeri që kriminelëve i dha statusin dhe kostumin e deputetit, i dha statusin legjitim për t`u lidhur me politikën dhe për të ndikuar dhe manipuluar zgjedhjet në dëm të interesave të Shqipërisë, është Edi Rama. Prandaj është imperative që në datën 25 prill, shqiptarët duhet të kuptojnë se ka ardhur koha për t`u shkëputur nga e keqja.

Edi Rama nuk heq dorë nga manipulimi i zgjedhjeve. Edi Rama ndryshoi Kushtetutën, ndryshoi Kodin, në mënyrë që të vjedhë zgjedhjet, po ashtu në lidhje me grupe kriminale korruptive, duke përdorur në mënyrë ekstreme nën presion administratën, po përpiqet që në çdo qendër votimi të krijojë një bilanc fiktiv, për të manipuluar procesin dhe për t`i vjedhur shqiptarëve edhe një herë tjetër lirinë e tyre dhe mundësinë për të qeverisur.

Ajo që po bën Edi Rama me vjedhjen e votës, është një nga krimet më të mëdhaja në historinë politike të vendit tonë, por unë dua të ndalem dhe në një moment tjetër, është krim për cdo qytetar, është krim karshi vetvetes, karshi familjes, karshi fëmijëve, karshi vendit, shitja e votës.

Ka ardhur koha që ne duhet patjetër që t`a rrisim këtë raport me qytetarët shqiptarë, për të kuptuar që zgjedhjet janë momenti i qytetarëve, dhe jo momenti i politikës. Është momenti ku ata vendosin dhe nuk mundet që ata të shesin të ardhmen e fëmijëve të tyre, të vetes së tyre, të familjeve të tyre dhe të vendit”,-tha Mediu.

SHKARKO APP