Takimi me ministren, pedagogët: Nuk u pranua rritja e pagave. Vijojmë protestat masive
Nuk ka dakordësi mes ministres së Arsimit, Evis Kushi dhe pedadogëve të universitetëve. Ata thanë se nuk është rënë dakord për rritjen e pagave, por disa prej kërkesave të tyre do të shqyrtohen nga ministria e Arsimit. Ndaj theksuan se do të vijojnë me protestat e tyre.
”Jemi në pritje të një feedback-u për kërkesat që që paraqitem me Ministrinë. Nuk mbetet gjë tjetër veçse të vazhdojmë protestat, protesta e 5 tetorit nuk anulohet. Për rritjen e pagës nuk është arritur një dakordësi. 180 euro Ministrisë i duket shumë.
Po ashtu ramë dakord në lidhje me transparencën te U-transprenca të shpenzimeve të universiteteve. Premtoi që do u kërkojë universiteteve me shkresë që qytetarët të kenë njohuri sesi shpenzohen paratë publike.
Për pikën në lidhje me doktoraturat, me kushte për të marrë titullin profesor. Mund të rregullohet se është një non sens. Ramë dakord për një rikonceptim të orës mësimore. U ra dakord që do analizohet në tërësi që të mund të vihet një koeficient. 23% që i është vënë për tatim. Ministrja tha se do rakordohej me rektoratet”.