Takimi me naftëtarët, Rama: Pagat e prapambetura nuk janë përgjegjësi e jona

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot pas takimit me naftëtarët se qeveria nuk mban përgjegjësi për pagat e paprambetura.

“U ulëm të qanim një hall. Po kalojnë një moment aspak të lehtë. Patëm një bashkëbisedim të hapur. Natyrisht çështja e këtyre njerëzve është një çështje që na takon ne ta adresojmë bashkë me ta. Për këtë arsye jemi të gëzuar që kemi marrë përsipër një mbështetje financiare. Nuk merremi me pagat e prapambetura, nuk është çështja jonë ajo, lidhet me detyrimet e kompanisë dhe jo me të qeverisë. Këto çështje i zgjidhin kompanitë. Të gjitha analizat tona tregojnë që rafineria nuk është përgjegjësia jonë. Sikur ta dija se kur mund të rinisë puna, do të ishte e thjeshtë, por nuk mund ta di këtë gjë”,- tha kryeministri Edi Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?