Takimi me Osmanin, Berisha: Rama mohoi dokumentin për gjenocidin serb, e nderoi me mungesën e tij në Kuvend
Ish-presidenti dhe ish-kryeministri Sali Berisha, priti në një takim Presidenten në detyrë të Kosovës, Vjosa Osmanin. Pas takimit, në një deklaratë për mediat, Berisha tha se kryeministri Edi Rama e nderoi Osmanin me mungesën e tij në Kuvend.
”Pata një drekë me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin. Shfrytëzova rastin të diskutojmë gjerësisht problemet përballë dy vendet sot, e falenderova për çështjet e mëdha që ngriti në Parlamentin shqiptar. Mohimi nga ana e zigrafit të genocidit serb, përben një akt flagrant. Presidentja foli në parlament dhe në emër të shqiptarëve, foli jo vetëm të shqiptarët që sot janë gjallë por të gjeneratave të tëra që janë shuar dhe që janë masakruar barbarisht nga racistët serb nga 860-1999. Trau është akt armiqësor ndaj Kosovës dhe Veriut”,-tha Berisha.