Takimi me Presidentin, Alibeaj: Zgjedhjet lokale të mbahen një orë e më parë

Kreu i grupit parlamentar i PD-së, Enkelejd Alibeaj pas takimit me presidentin Bajram Begaj, tha për gazetarët se zgjedhjet vendore 2023 të bëhen një orë e më parë. Për të nuk kishte rëndësi data për aq kohë sa procesi i zgjedhjeve bëhej sa më shpejt.

”Ajo se çfarë i thashë Presidentit të Republikës është që sa i përket datës se kur zgjedhjet do të mbahen, i sugjerova që do duhet të jetë një datë sa më herët brenda kësaj periudhe. Pa cilësuar një datë fikse qëndrimi ynë është një orë e më parë.

Data e zgjedhjeve është një datë ku shprehet vullneti i shqiptarëve. I kërkova dhe diçka tjetër që në momentin kur presidenti do flasë ky mendim mos të bëhet pengesë për Reformën Territoriale, i kërkova që mund të shprehej në një moment pas datës 1 tetor që të mos bëhet pengesë apo të kreijohen keqjkuptime. Ky ishte qëndrimi që patë”.

Sipas kodit zgjedhor, data e zgjedhjeve mund të mbahen në periudhën nga 15 prilli deri më 15 maj. Por me gjasa data që pritet të shpallë Presidentin Begaj për zgjedhjet e reja lokale do të jetë e diela e 14 majit të vitit që vjen.

SHKARKO APP