Takimi me Presidentin e Emirateve të Bashkuara, Rama tregon se për çfarë biseduan

Kryeministri Edi Rama, këtë të martë ndodhet në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku është pritur nga Presidenti Mohamed bin Zayed Al Nahyan.

Përmes një postimi në facebook, Rama shkruan se bisedat u fokusuan për bashkëpunime në fushën e energjisë, turizmit, sigurisë dhe mbrojtjes kibernetike.

”Në Pallatin Mbretëror me mikun e çmuar, Presidentin e Emirateve të Bashkuara, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan, për ecurinë e projekteve të bashkëpunimit në fushën e energjisë, turizmit, sigurisë dhe mbrojtjes kibernetike”,-shkruan Rama në facebook.

SHKARKO APP