Takimi me Ramën, Charles Michel: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE
Presidenti i Këshillit të Evropës Charles Michel, ka treguar më shumë për takimin me kryeministrin Edi Rama këtë të mërkurë në Bruksel. ”Diskutuam për rrugën e Shqipërisë drejt BE-së dhe mbështetjen tonë gjatë gjithë rrugës. E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE. Përshëndeta gjithashtu nismën për të pritur një samit rajonal Ballkan Perëndimor-Ukrainë në Tiranë. BE është mirënjohëse për mbështetjen e Shqipërisë dhe të rajonit për Ukrainën”.